OJQ EDUCO do të organizojë Edicionin e ll të KonTur

You are currently viewing OJQ EDUCO do të organizojë Edicionin e ll të KonTur

Jemi të shumë të lumtur të ju njoftojmë që OJQ EDUCO do të organizojë Edicionin e ll të Konferencës së Turizmit dhe Mikpritjes në Prizren – KonTur 2024 e cila do të mbahet nga 27-29 shtator 2024, ku do të shërbejë si një platformë për ekspertët, praktikuesit dhe palët e interesuara për të shkëmbyer njohuri, ide dhe bashkëpunime në mënyra të ndryshme për të përmirësuar industrinë e turizmit.

Duke marrë parasysh suksesin e KonTur në vitin 2023, EDUCO e ka vendosur konferencën edhe si pjesë të programit të strategjisë së organizatës për periudhën 2024-2028.

Kontur.ojqeduco.org

KonTur 2024

instagram.com/konferencakontur

Shpresojmë se, KonTur do të mbetet një platformë e suksesit të turizmit në Qytetin e Prizrenit, pasi që ky qyteti historik dhe kulturor meriton që të pasurohet me aktivitete të tilla në aspekt kualitativ, kulturor, social dhe ekonomik.

Leave a Reply