Fuqizojmë individët dhe komunitetet për të arritur potencialin e tyre të plotë

Qëllimi i Edukimit për Zhvillim dhe Shtirje Kulturore - EDUCO është të promovojë akses në arsim cilësor dhe mundësi shkëmbimi kulturor në komunitetet në mbarë vendin. Ne besojmë se arsimi është një e drejtë themelore e njeriut dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin personal dhe shoqëror. Nëpërmjet programeve tona, ne përpiqemi të fuqizojmë individët dhe komunitetet për të arritur potencialin e tyre të plotë dhe për të dhënë kontribute pozitive për shoqëritë e tyre.

Themeluesit

Elmedina Shkurti Haxhifazliu

Themeluese

Enis Shkurti

Themelues

Veron Tara

Drejtor Ekzekutiv / Themelues

Kuvendi i antarëve

Ardian Muçaj – Kryesues i Kuvendit të Anëtarëve
Elmedina Shkurti Haxhifazliu
Enis Shkurti
Nora Simitçiu
Sejnur Veshall
Venhard Gota
Veron Tara

Bordi këshilldhënës

Arnet Haskuka

Me profesion Inxhinjere e arkitekturës, e diplomuar në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitektirës – Drejtimi Arkitekturë, me përvojë 24 vjeçare në organizata të ndryshme e angazhuar në hartimin e dokumenteve zhvillimore për Qendrën Historike të Prizrenit, implementimin e projekteve për mbrotjen e trashëgimisë kulturore në kuadër të organizatave ndërkombëtare si UN-Habitat, UNDP, organizata jo qeveritare, kompani private, etj. Për më tepër si profesioniste e certifikuar nga trajnimet ndërkombëtare për mbrotjen e trashëgimisë kulturore nga fatkeqësitë të Zonave të Mbrojtura/Monumenteve (mbështetur nga UNESCO/ICCROM – Kyoto/Japoni), Përmirësimi i Natyrës Urbane dhe Zhvillimi Ekonomik (Izrael), Planifikimi i Integruar Urban (Suedi dhe Laos) dhe një sërë trajnimesh tjera kanë sjellur një sfond të shkëlqyer të përvojës profesionale që kanë shërbyer planifikimit hapësinor dhe mbrotjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit dhe shumë komunave tjera të Kosovës

Caner Tatar

Ka përfunduar studimet në Restaurim dhe Konservim Arkitektonik në Fakultetin e Arteve të Universitetit në Mimar Sinan İstanbul. Në punën e tij ai morri pjesë në punimet restauruese të trashëgimisë kulturore në Turqi në vitin 2012 dhe në Kosovë sistematikisht që nga viti 2014. Punimet e tij i realizoi me projekte individuale ndërgjegjësuese për trashëgiminë kulturore  në Kosovë, nërmjet viteve 2019-2023 ka qenë anetar i Këshillit të Trashegimisë Kulturore për Qendrën Historike të Prizrenit, morri pjesë në punimet si restaurator dhe konservator në Institutin Arkeologjik të Kosovës. Është mjaft aktiv edhe me veprat në hapësirën publike në qytetin e Prizrenit.

Tringa Kasemi

Tash e afër 10 vite është pjesë e shoqërisë civile në Prizren si pjesë e organizatave të ndryshme jo-qeveritare si dhe pjesë e aktivizmit të përditshëm në transparencë dhe llogaridhënie në nivel komunal, aktivizëm kryesisht në fushën e të drejtave të njeriut, me theks në mbrojtje dhe promovim të të drejtave të vajzave dhe grave dhe grupeve të margjinalizuara në Prizren. Gjithashtu pjesë e shumë trajnimeve, grupeve punuese për hartim të politikave sociale, barazi gjinore dhe parandalim të dhunës në baza gjinore. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Prizren, ndërsa studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Juridik.

Donatorët

kk pz png

Bashkëpunëtorët

QRTK Logo
opsin png
KEC
dokufest

Rrjetëzimi

atrc png 2
grupi jo formal png