Vazhdon punëtoria nga projekti

You are currently viewing Vazhdon punëtoria nga projekti

Dita e dytë nga projekti “Zhvillimi i Metodave Inovative të Mësimit për Restaurimin e Artefakteve Arkeologjike” është një emocion i veçantë i projektit, drejt kulturës dhe restaurimit!

Filluam ditën me informata të rëndësishme nga trajneri i punëtorisë Vesel Hoxhaj, duke na treguar detaje rreth hapave të rradhës të restaurimit të artefakteve arkeologjike, duke përfshirë teknikat e duhura për ngjitje. Pas një dite intenzive pune dhe mësimeve të vlefshme, të gjitha enët tashmë janë ngjitur dhe janë të gatshme për fazat tjera të restaurimit.

🏺 Por aventura nuk përfundon këtu! Sot kemi filluar përgatitjet e para për të bashkuar pjesët e një pitosi nga koha mesjetare. Ky pitos do të jetë produkti ynë i këtij projekti dhe do të ekspozohet në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Prizrenit – Sahat Kullës.

Ky projekt po zhvillohet në bashkëpunim me Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prizren dhe Muzeu Arkeologjik i Rajonit të Prizrenit . Mbështetur nga Komuna e Prizrenit