Transformimi shoqëror inovativ në Kosovë – KIST

You are currently viewing Transformimi shoqëror inovativ në Kosovë – KIST

EDUCO është organizatë partnere me Kosovo Education Center – KEC dhe Dokufest në projektin “Transformimi shoqëror inovativ në Kosovë – KIST”.

Projekti KIST ka për qëllim promovimin e edukimit digjital në arsim, duke ofruar udhëzime dhe materiale digjitale për shkollat, si dhe aktivitete kulturore e artistike, me synim rritjen e pjesëmarrjes aktive të nxënësve në jetën qytetare, adresimin e dezinformimit, dhe zhvillimin e të menduarit kritik në përballjen me sfidat e shekullit 21. Projekti financohet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës dhe Dokufest.
Roli i organizatës EDUCO në këtë projekt është bashkëpunimi i ngushtë i klubit medial të shkollës fillore “Fetah Sylejmani” në Dragash.

Aktivitetet e përfunduara nga projekti:

Trajnimi i grupit medial te shkollës fillore “Fetah Sylejmani në Dragash” me tematikën si të bëhet një film i shkurtër në form të dokumentari.

Organizimi i trajnimit një ditor ku nxënësit nga grupi medial mësuan se si përpilohet një storie e shkurtër si dhe ne grupe pununan për idenë e realizimit të një filmi të shkurtër.

Trajnimi dyditor sipas programit “Edukimi Medial” me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare partnere nga 11 komunat e projektit “Transformimi shoqëror inovativ në Kosovë KIST+”.

Trajnimi ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të përfaqësuesve të organizatave në lidhje me modalitetet, përdorimin dhe zhvillimin e përmbajtjes digjitale për zhvillim profesional e personal si dhe adresimin e drejtë të rreziqeve të mundshme që mund të dalin nga lajmet e rreme apo dezinformatat.

Projekti KIST+ do të vazhdojë aktivitetet në bashkëpunim me organizatat dhe shkollat partnere, me qëllim që përfaqësuesit e organizatave, nxënësit dhe mësimdhënësit të jenë në gjendje të dallojnë dhe luftojnë dukuritë negative që dalin nga radikalizmi, dezinformimi, gjuha e urrejtjes etj.

Punëtoria njëditore për idenë e sfidës rradhës

Me datë 16 prill 2024 është mbajtur punëtoria një-ditore për përgatitjen e sfidës së rradhës ku EDUCO do të mentoroj klubin medial për realizimin e idesë së sfidës për transformimin digjital.