https://forms.gle/LA2TWaW53JQ4iUiU8 <<<

Restaurimi dhe konservimi i veshjeve tradicionale është një proces delikat dhe profesional që synon ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore përmes kujdesit ndaj tekstileve të vjetra, kostumeve popullore dhe elementeve të tjera të veshjeve që mbajnë kujtesën e brezave. Ky proces bëhet sipas udhëzimeve dhe praktikave më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare.

Qëllimi i kësaj punëtorie është të zhvillojë aftësitë praktike të të rinjve dhe studentëve në restaurimin dhe konservimin e veshjeve tradicionale, për të ndihmuar në mbrojtjen dhe kthimin e tyre në një gjendje të qëndrueshme dhe të ruajtshme për brezat e ardhshëm.

📍Punëtoria do të zgjasë 21 ditë, e ndarë në 3 grupe të ndryshme që do të mbahen në javë të ndryshme, në Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

📅 Afati për aplikim: 30.06.2025

📧 Njoftimi i të përzgjedhurve: 03.07.2025

💡 Punëtoria është pa pagesë, me ushqim dhe pije të ofruara gjatë ditëve të trajnimit.

🎓 Përparësi kanë studentët e Etnologjisë, Dizajnit të Modës, Restaurimit dhe Arkitekturës.

👥 Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë mbi moshën 16 vjeç.

🌍 Inkurajohen të rinjtë nga diaspora të aplikojnë, për të ndërtuar një lidhje të fortë me trashëgiminë kulturore të atdheut.

📩 Na kontaktoni për pyetje në ojq.educo@gmail.com ose në +383 49 586 202.

Ky projekt mbështetet nga Komuna e Prizrenit dhe do të zhvillohet në bashkëpunim me Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prizren