KONTUR
PRIZREN
KOSOVË

KON-TUR-
BULENCA

Tri ditë diskutim,
kulturë, njerëz dhe turizëm.
27—29
SHTATOR 2024
KONTUR 2024
KONTUR është një platformë për turizëm, mikpritje, kulturë dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Edicioni i vitit 2024 mblodhi profesionistë, ekspertë, institucione, biznese dhe aktorë të fushës së turizmit për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit.
3
Ditë aktivitet
2
Panele diskutimi
8
Folës dhe profesionistë
1
Temë qendrore
Tema e edicionit

KON-TUR-
BULENCA

Edicioni i dytë i KONTUR u fokusua në sfidat e turizmit masiv dhe nevojën për të gjetur një ekuilibër mes zhvillimit turistik, komunitetit lokal dhe ruajtjes së vlerave të Prizrenit.

Turizëm i qëndrueshëm dhe turizëm masiv
Trashëgimia kulturore dhe mjedisi
Komuniteti dhe bizneset lokale
Ndikimi ekonomik i turizmit
Në kuadër të KONTUR 2024, TurVibes solli dimensionin kulturor dhe shoqëror të eventit, duke e lidhur diskutimin profesional me muzikën, atmosferën, njerëzit dhe jetën kulturore të Prizrenit.
PËRTEJ
KONFERENCËS.
Edona Reshitaj dhe Band
Edona Reshitaj & Band
TurVibes · Muzikë live
DJ Mscream
DJ Mscream
TurVibes · DJ
KONTUR
Diskutim.
Ekspertizë.
Bashkëpunim.
Ide · Perspektiva · Dialog · Zhvillim
TURVIBES
Muzikë.
Kulturë.
Njerëz.
Përvojë.
Atmosferë · Kulturë · Prizren
Programi

TRI
DITË.

KONTUR 2024 u zhvillua gjatë tri ditëve, duke kaluar nga hapja publike dhe programi kulturor, te panelet profesionale dhe më pas te rrjetëzimi dhe krijimi i mundësive për bashkëpunim.

Hapja

Një fillim në Kino Plato.

Dita e parë u zhvillua në Kino Plato dhe shënoi hapjen e KONTUR 2024, me prezantime, fjalime, prezantimin e temës së edicionit dhe program kulturor.
Diskutimi

Panelet dhe diskutimet.

Dita e dytë u zhvillua në Doku Kino dhe solli dy panele diskutimi me profesionistë të turizmit, trashëgimisë kulturore, mikpritjes, aviacionit dhe sektorit privat.
Bashkëpunimi

Rrjetëzimi dhe bashkëpunimi.

Dita e tretë u fokusua në takime, diskutime të drejtpërdrejta, shkëmbim përvojash dhe krijimin e bazave për bashkëpunime të reja ndërmjet aktorëve të sektorit.
Rezultatet

ÇFARË
SOLLI
KONTUR?

KONTUR 2024 krijoi hapësirë për diskutim, shkëmbim përvojash dhe lidhje të reja ndërmjet aktorëve të turizmit dhe zhvillimit lokal.

Rritje e vetëdijes për rëndësinë e turizmit të qëndrueshëm.
Përfshirje më e madhe e aktorëve lokalë në diskutimet për turizmin.
Forcim i rrjetëzimit dhe partneriteteve ndërmjet profesionistëve.
Krijimi i bazës për një platformë vjetore të turizmit në Prizren.
Me mirënjohje

KONTUR 2024 U REALIZUA
ME MBËSHTETJEN E

×
KONTUR 2024