
https://forms.gle/XBbTGH1FqrMd5oEi8 <<<<<
Restaurimi dhe konservimi është një ndërhyrje profesionale në asetet e trashëgimisë kulturore, e bazuar në rregulloret, udhëzimet, ligjet dhe konventat kombëtare e ndërkombëtare, si dhe në praktikat më të mira të fushës.
Restaurimi ndahet në dy kategori:
– restaurimi i aseteve të luajtshme
– restaurimi i aseteve apo gjetjeve të paluajtshme.
Qëllimi i kësaj punëtorie është zhvillimi i aftësive praktike për restaurimin e artefakteve arkeologjike në Prizren, duke u ofruar të rinjve dhe studentëve njohuri për mbrojtjen dhe rikthimin e tyre në një gjendje të mirë dhe të qëndrueshme.
Vendi: Muzeu Arkeologjik i Rajonit të Prizrenit – Sahat Kulla
Kohëzgjatja: 21 ditë, të ndara në 3 grupe që do të zhvillohen në javë të ndryshme
Afati i aplikimit: 30.06.2025
Njoftimi i të përzgjedhurve: 03.07.2025
Punëtoria është falas. Gjatë sesioneve do të ofrohen ushqim dhe pije për pjesëmarrësit.
Përparësi do të kenë studentët e Arkeologjisë, Arkitekturës dhe Restaurimit/Konservimit.
Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë mbi moshën 16 vjeç.
Inkurajohen të rinjtë nga diaspora të aplikojnë, për të ndërtuar një lidhje të fortë me trashëgiminë kulturore të atdheut.
Për pyetje apo informata shtesë, na kontaktoni në:
ojq.educo@gmail.com | +383 49 586 202
Ky projekt mbështetet nga Komuna e Prizrenit dhe do të zhvillohet në bashkëpunim me Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prizren.