Sot është përfundimi i një rrugëtimi të mrekullueshëm drejt restaurimit të artefakteve arkeologjike!

You are currently viewing Sot është përfundimi i një rrugëtimi të mrekullueshëm drejt restaurimit të artefakteve arkeologjike!

🚿 Pjesëmarrësit janë mësuar rreth fazës së fundit të restaurimit, larjen dhe përgatitjen e artefakteve arkeologjike për ekspozim. Poashtu kanë vazhduar edhe me fazën e ngjitjes së pjesëve të pitosit ose enës rezervë. Ky proces do të vazhdojë deri në përfundim, dhe pasi të përfundojë, do të kemi një pitos të restauruar dhe të ekspozuar me krenari në Muzeun Arkeologjik të Prizrenit – Sahat Kullës.

🏛️ Në fund, kemi përfunduar projektin me një ceremoni të shpërndarjes së certifikatave. Ky është një moment i rëndësishëm ku pjesëmarrësit janë nderuar për angazhimin dhe punën e tyre të palodhur në këtë projekt të rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

🤝 Faleminderit për të gjithë pjesëmarrësit, trajnerin Vesel Hoxhaj dhe të gjithë ata që kanë bërë këtë projekt të jetë një sukses. Shihemi në projektet e rradhës, ku do të vazhdojmë të kujdesemi për pasurinë tonë kulturore dhe të mësojmë së bashku për të kuptuar dhe vlerësuar historinë tonë. 🎉🏺

Ky projekt po zhvillohet në bashkëpunim me Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prizren dhe Muzeu Arkeologjik i Rajonit të Prizrenit . Mbështetur nga Komuna e Prizrenit.