Konferenca e Turizmit dhe Mikpritjes në Prizren 2023

Organizimi i Konferencës së Turizmit në Prizren, që do të mbulojë një gamë të gjerë temash që lidhen me industrinë e turizmit dhe që do të shërbejë si platformë për ekspertët, praktikuesit dhe palët e interesuara për të shkëmbyer njohuri, ide dhe bashkëpunime në mënyra të ndryshme për të përmirësuar industrinë e turizmit.

Krijimi i një manuali/doracaku informativ për turistët duke përfshirë numrat dhe kontaktet e institucioneve për raste emergjente sikur policia, ambulanca; numrat e ‘InfoPoints’, numrat e taksive etj. Për të shërbyer dhe bindur turistët për sigurinë e tyre në Prizren kështu duke nxitur vizita dhe rivizita më të shpeshta në qytetin tonë.

Mungesa e një konference apo eventi që i bashkon të gjithë palët e interesuara në fushën e turizmit na bëri që të planifikojmë dhe të synojmë organizimin vjetor të një konference turizmi në mënyrë që të krijohen rrugë dhe mundësi bashkëpunimi në këtë fushën duke u nderlidhur gjithashtu edhe me zhvillkimin ekonomik. Në këtë konferencë do të identifikohen problemet dhe vështërsitë e odave te gastronomisë, hotelierisë, guidave profesionale dhe profesionistëve të tjerë që veprojnë në fushën e turizmit dhe do të diskutohen zgjidhjet e mundshme të problemeve dhe ndarja e përvojave për të ngritur kapacitetin dhe kualitetin e shërbimeve turistike që ofrohen në Prizren. 

Mungesa e informatave bazike dhe lehtësisht të qasshme për turistët që vizitojnë Prizrenit për t’i shmangur eksperiencat negative dhe për t’i bindur turistët që Prizreni është vend i sigurtë dhe mikpritës për ta.

Organizimi i konferencës vjetore do të ndihmojë në promovimin e destinacioneve turistike në nivel lokal dhe ndërkombëtar duke rritur ndërgjegjësimin dhe interesimin e njerëzve për të vizituar vendin. Do të ndikojë në rritjen e të ardhurave në industrinë e turizmit në vend duke përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet për turistët dhe duke krijuar ambient tëerheqës për ta. Gjithashtu, do të ndikojë në zhvillimin e fushës së turizmit duke krijuar mundësi të reja biznesi dhe duke rritur punësimin në sektorin e turizmit.

Doracaku që do të përgatitet për turistët do të jetë i qasshëm për ta dhe do të jetë një vegel ndihmese për t’i ikur përvohave negative gjatë qëndrimit të tyre në Prizren dhe sigurimi i tyre që Prizreni është qytet mikpritës dhe i sigurtëvpër ta.

Projekti ka pasur të planifikuar dy faza. Faza e pare ka qenë mbledhja e informacioneve dhe i kontakteve të institucioneve përgjegjëse për ndihmë në raste emergjente, kontakteve të InfoPoint-eve, i taksive dhe mekanizmave të tjera që i duhen ose mund t’i një turisti që viziton Prizrenin në mënyre që t’i ofrohet eksperienca dhe ndjenja e sigurisë për të nxitur vizita dhe rivizita më të shpeshta në qytetin tonë. Këto informata përmbledhen në një doracak/manual që do tlë dizajnohen me shije dhe finesë dhe që do të shtypen në letra të reciklueshme duke kontrbuar në mirëqenien dhe ekologjinë e vendit tonë dhe së fundmi do të vendosen në pika strategjike për qasje më të lehtë nga turistët. Gjithashtu, cdoracaku prezantohet në konferencë.

Faza e dyte e projektit ka qenë organizimi i Konferencës Vjetore të Turizmit në Prizren për të identifikuar problemet dhe vështërsitë e odave te gastronomisë, hotelierisë, guidave profesionale dhe profesionistëve të tjerë që veprojnë në fushën e turizmit dhe për të diskutuar zgjidhjet e mundshme të problemeve dhe ndarja e përvojave për të ngritur kapacitetin dhe kualitetin e shërbimeve turistike që ofrohen në Prizren. Konferencat Vjetore e Turizmit në Prizren do të tërheq një numër të madh pjesëmarrësis, duke rezultuar në një nxitje të turizmit për qytetin. Kjo mund të çojë në rritjen e kërkesës për hotele, restorante, dyqane dhe biznese të tjera të lidhura me turizmin lokal, duke gjeneruar më shumë të ardhura për ekonominë lokale. Gjithashtu, kjo konferencë ka ofruar mundësi për bizneset dhe ndërmarrësit vendas që të lidhen me ekspertë të industrisë dhe investitorë potencialë.