Akadamia Rinore Kundër Diskriminimit

Projekti Akademia Rinore Kundër Diskriminimit implementohet nga OJQ EDUCO dhe OJQ Durmish Aslano dhe përkrahet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Terre des hommes ne Kosovë, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve dhe HEKS/EPER.

Akademia Donatoret

RRETH PROJEKTIT

Akademia Rinore Kundër Diskriminimit është një iniciativë inovative e cila synon të ndërtojë vetëdijen dhe të forcojë njohuritë mbi të drejtat e njeriut, tolerancën, diversitetin, barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin ndërmjet të rinjve nga mbarë Kosova. Ky projekt veçanërisht adreson sfidat me të cilat përballen komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, duke promovuar barazinë dhe ndërtimin e besimit mes të rinjve të këtyre komuniteteve dhe grupeve të tjera. Trajnimet, vizitat në vendet e trashëgimisë kulturore dhe bashkëpunimi ndërmjet të rinjve për organizimin e eventeve kulturore përbëjnë një element thelbësor të Akademisë Rinore Kundër Diskriminimit.

Këto aktivitete jo vetëm që do të ofrojnë mundësi argëtuese dhe ndërvepruese, por do të forcojnë gjithashtu lidhjet mes të rinjve nga komunitete të ndryshme, duke nxitur bashkëpunimin dhe mirëkuptimin ndërkulturor. Përmes përvojave praktike dhe angazhimeve kulturore, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri të vlefshme dhe aftësi për të punuar së bashku, duke mbështetur një vizion të përbashkët për një shoqëri të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.