Me kënaqësi ju njoftojmë se jemi përzgjedhur për financim në kuadër të European Heritage Hub#SmallGrantsScheme, me mbështetjen e ALIPH Foundation.
Projekti ynë synon që gjatë katër muajve të rivitalizojë trashëgiminë kulturore të Prizrenit, duke u fokusuar veçanërisht në Muzeun e Hidroelektranës së Prizrenit. Një ekspert nga vendet fqinje do të ofrojë trajnime të specializuara për anëtarët e stafit mbi aspektet e muzeut, menaxhimin, duke përfshirë teknikat e kurimit, gatishmërinë e emergjencave dhe përgatitjen e strategjisë si dhe historinë unike dhe rëndësinë e Muzeut e Hidroelektranës së Prizrenit.
European Heritage Hub ka ndarë përafërsisht 250,000 euro për 14 projekte të trashëgimisë të udhëhequra nga organizatat e shoqërisë civile në vendet fqinje të BE-së në kuadër të Skemës së Granteve të Vogla.
Skema synon të rrisë kapacitetin për t’iu përgjigjur transformimit të gjelbër, dixhital dhe social të Evropës, si dhe nxitjen e paqes, stabilitetit dhe pajtimit. Thirrja mori +600 aplikime, duke reflektuar nevojën e domosdoshme për rritje të mbështetjes në këto rajone. Shikoni projektet e përzgjedhura https://www.europeanheritageub.eu/european-heritage-hub… /
Skema mbshtetet nga ALIPH Foundation si një partner shoqërues i European Heritage Hub, një projekt pilot i bashkëfinancuar nga BE.