Lojëra dhe bashkëpunim
Lojëra argëtuese, sfida dhe aktivitete në ekip.
Fundjava bëhet më e bukur kur është plot lojë, zbulime, miqësi dhe përvoja të reja.
Zbulo aktivitetetWeekend Club është një program aktivitetesh njëditore që u ofron fëmijëve mundësinë ta kalojnë kohën e lirë në mënyrë aktive, argëtuese dhe kuptimplotë.
Përmes lojërave, punëtorive, eksperimenteve dhe përvojave praktike, fëmijët eksplorojnë ide të reja, zhvillojnë aftësi dhe krijojnë miqësi.
Çdo aktivitet sjell një përvojë të re, në një ambient miqësor ku secili fëmijë inkurajohet të marrë pjesë, të shprehë veten dhe të zbulojë potencialin e tij.
Aktivitete të ndryshme që nxisin lojën, kuriozitetin dhe zhvillimin.
Lojëra argëtuese, sfida dhe aktivitete në ekip.
Ide që marrin formë përmes imagjinatës dhe duarve të fëmijëve.
Pyetje, prova dhe zbulime përmes përvojës praktike.
Vizatime, ngjyra dhe mënyra të ndryshme për të shprehur veten.
Aktivitete që i afrojnë fëmijët me botën përreth tyre.
Mendim, zgjidhje problemesh dhe përvoja të përbashkëta.
Fëmijët nxiten të bëjnë pyetje, të eksplorojnë dhe të provojnë ide të reja.
Gjejnë mënyra të ndryshme për të shprehur imagjinatën dhe idetë e tyre.
Mësojnë të punojnë së bashku, të ndajnë ide dhe të respektojnë njëri-tjetrin.
Provojnë gjëra të reja dhe fitojnë besim në aftësitë e tyre.
T'u ofrojmë fëmijëve aktivitete edukative, kreative dhe argëtuese përmes të cilave zhvillojnë kuriozitetin, aftësitë sociale, kreativitetin dhe pavarësinë. Synojmë që koha e lirë të bëhet mundësi për të mësuar, bashkëpunuar dhe zbuluar potencialin e tyre.
Të krijojmë një komunitet të dashur për fëmijët, ku çdo aktivitet sjell përvoja të reja, miqësi dhe mundësi zhvillimi. Weekend Club synon të frymëzojë fëmijë kureshtarë, kreativë, të sigurt në vetvete dhe të gatshëm të eksplorojnë botën.
