Dita e dytë nga projekti “Zhvillimi i Metodave Inovative të Mësimit për Restaurimin e Artefakteve Arkeologjike” është një emocion i veçantë i projektit, drejt kulturës dhe restaurimit!
Filluam ditën me informata të rëndësishme nga trajneri i punëtorisë Vesel Hoxhaj, duke na treguar detaje rreth hapave të rradhës të restaurimit të artefakteve arkeologjike, duke përfshirë teknikat e duhura për ngjitje. Pas një dite intenzive pune dhe mësimeve të vlefshme, të gjitha enët tashmë janë ngjitur dhe janë të gatshme për fazat tjera të restaurimit.
Por aventura nuk përfundon këtu! Sot kemi filluar përgatitjet e para për të bashkuar pjesët e një pitosi nga koha mesjetare. Ky pitos do të jetë produkti ynë i këtij projekti dhe do të ekspozohet në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Prizrenit – Sahat Kullës.
Ky projekt po zhvillohet në bashkëpunim me Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prizren dhe Muzeu Arkeologjik i Rajonit të Prizrenit . Mbështetur nga Komuna e Prizrenit