EDUCO të përzgjedhur për financim në kuadër të European Heritage Hub

You are currently viewing EDUCO të përzgjedhur për financim në kuadër të European Heritage Hub

Me kënaqësi ju njoftojmë se jemi përzgjedhur për financim në kuadër të European Heritage Hub#SmallGrantsScheme, me mbështetjen e ALIPH Foundation.

Projekti ynë synon që gjatë katër muajve të rivitalizojë trashëgiminë kulturore të Prizrenit, duke u fokusuar veçanërisht në Muzeun e Hidroelektranës së Prizrenit. Një ekspert nga vendet fqinje do të ofrojë trajnime të specializuara për anëtarët e stafit mbi aspektet e muzeut, menaxhimin, duke përfshirë teknikat e kurimit, gatishmërinë e emergjencave dhe përgatitjen e strategjisë si dhe historinë unike dhe rëndësinë e Muzeut e Hidroelektranës së Prizrenit.

European Heritage Hub ka ndarë përafërsisht 250,000 euro për 14 projekte të trashëgimisë të udhëhequra nga organizatat e shoqërisë civile në vendet fqinje të BE-së në kuadër të Skemës së Granteve të Vogla.

Skema synon të rrisë kapacitetin për t’iu përgjigjur transformimit të gjelbër, dixhital dhe social të Evropës, si dhe nxitjen e paqes, stabilitetit dhe pajtimit. Thirrja mori +600 aplikime, duke reflektuar nevojën e domosdoshme për rritje të mbështetjes në këto rajone. Shikoni projektet e përzgjedhura 👉https://www.europeanheritageub.eu/european-heritage-hub… /

Skema mbshtetet nga ALIPH Foundation si një partner shoqërues i European Heritage Hub, një projekt pilot i bashkëfinancuar nga BE.

Leave a Reply